Krasniqi: Opozita nuk i ka numrat për ta propozuar presidentin

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se opozita nuk mund të propozojë kandidatin për president.

Krasniqi, në një shkrim të tij dërguar mediave thotë se opozita madje as që ka biseduar për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit

“Këto ditë u fol shumë për kandidatin e mundshëm të opozitës së bashkuar. Në fakt, opozita jo vetëm që nuk ka biseduar për Presidentin e ardhshëm të Kosovës, por as i ka mundësit për t’ia ofruar atë mundësi cilitdo personaliteti në Kosovë.

Përkundër kësaj, kjo çështje është përfolur shumë ne medie?! Edhe pse do të ishte punë e mençur po të gjendej një kandidat i pranueshëm edhe për opozitën.

Krejt çka mund të thotë opozita e bashkuar për ketë çështje është: Ne, opozita e bashkuar, mund të jemi pjesë e zgjedhjes së Kryetarit (Presidentit/ës) të/ së Kosovës, nëse propozohet filan i a fisheku, por jo më shumë, pasi numrat janë të koalicionit PDK-LDK. Opozita e bashkuar është e vetëdijshme për ketë. Ndërsa opozita ka objektiva të tjera dhe nuk besoj që mund të bëhet pjesë e kësaj loje as medialisht. Ndonëse, kandidatet për të cilët u fol, opozita mund ta jepte kontributin e saj pozitiv.

Nuk ka asnjë dyshim, në Kosovë, sigurisht që ka emra që do ta obligonin opozitën e bashkuar për të qenë pjesë aktive e zgjedhjes së Presidentit, por nuk mendoj, se politika që udhëhiqet nga koalicioni i tashëm Isa – Hashim, është në kërkim të një kandidati të përbashkët. Pasi të njëjtin, nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje të problemeve që i kanë krijuar vet. Kjo u pa gjatë gjithë një sesioni të punës së Kuvendit dhe i dyti nuk po duket se ka ndonjë ndryshim.

Jam i bindur se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, p asi deputetet e saj njëzëri kanë votuar Gjykatën Speciale (pa u bërë merak për sovranitetin e gjyqësorit), por ata më shumë sesa e urrejnë – Hashimin, e duan pushtetin për të grabit paranë publike nga pozitat që i kanë në qeverisjen e vendit, fal Thaçit! Ai, ju ka dhënë kaq shumë pushtet e mundësi këtij klani te LDK-së, për ta mjelë ketë buxhet të mjerimit, aq sa e kanë për obligim me ia plotësuar një dëshirë të tij. Të tjerat që i thonë ata, janë përralla për fëmijë për netët e gjata të dimrit të ftoftë!

Ndoshta ndonjëri nga deputetet e LDK-së, nuk do t’ia jep votën Hashimit që ai mos të zgjidhet me 80 e më shumë vota, por do të jenë pjesë e zgjedhjes së tij për President dhe kjo është e njëjta gjë!

Zgjedhja e Thaçit President, nuk mund të pengohet nga LDK-ja, pasi e tillë është filozofia e tyre politike! A nuk ishin këta që thoshin: kurrë koalicion me PDK-në e Thaçit, e shumëçka tjetër para e pas kësaj?!

Opozita e bashkuar e ka vetëm një mundësi: që Thaçi të zgjidhet Kryetar i shtetit në Tavan të Kuvendit! Kaq ka mundësi të bëjë opozita në ketë konstelacion të forcave politike në Kuvendin e Kosovës! As Thaçit nuk ia kisha dëshiruar ketë formë të zgjedhjes Kryetar i Kosovës!

E gjithë kjo që po thuhet e ka një të mirë, njerëzit janë duke e ditur çka është e mirë e çka nuk është e mirë, ndonëse mashtruesit po e bëjnë ligjin!”. (sic). /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...