Granit Cana mbrëmë përfundoi aventurën e tij në “Big Brother VIP”, pas pesë javësh që kur filloi ky spektakël.
Në një rrugëtim me shumë ngjarje por edhe drama, ai u shpreh i lumtur që është jashtë.
Një prej personave të parë që ka takuar është mbesa e tij, Ella.
Graniti është shfaqur me të në fotografinë e parë pas daljes, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.



