Ambasadori britanik në Kosovë do ta përkthejë një libër nga gjuha shqipe në atë angleze

PUBLIKUAR

Autorja e librit “Kangë Popullore Erotike”, Vlora Nikçi ka njoftuar se libri i saj do të përkthehet edhe në gjuhën angleze, e këtë do ta bëjë ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, raporton Gazeta Express.

Aktorja Nikçi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se është nder i veçantë për të që përkthimin do ta bëjë pikërisht ambasadori Abbott.

“Edhe pse u bene gjashte muaj nga botimi i dyte i libirt tim “Kangë Popullore Erotike”, pandemia na e beri pak te vonshem promovimin e tij te dyte ne Dukagjini Bookstore. Mbreme u folen fjale te mira per librin nga njerez shume te çmuar, te cilet çdo dite japin kontributin e tyre per vendin tone. Nder i veçant eshte per mua dhe librin, qe perkthimin e tij ne gjuhen angleze do ta beje Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar Nicholas Abbott. Permes ketij perkthimi, do t’i japim rast botes te na njeh me mire”, ka shkruar ajo.

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...