Rritet sërish numri i xhihadistëve në Zvicër

PUBLIKUAR

Për herë të parë që prej shtatorit të kaluar numri i xhihadistëve nga Zvicra u rrit përsëri. Shërbimit Federal Informativ raporton për një total prej 73 rastesh.

Të zbuluar nga viti 2001 janë 73 xhihadistë nga Zvicra, nga të cilët 59 shkuan në Siri dhe në Irak dhe 14 në Somali, Afganistan dhe Pakistan. Shërbimi i Inteligjencës (NDB) vë në dukje se disa nga këta individë janë ende atje. 16 kanë vdekur, nëntë prej tyre të konfirmuar.

Që nga shtatori 2015 numërohen 71 xhihadistë nga Zvicra.

Numri i të kthyerve ka mbetur 13 në krahasim me muajin dhjetor. NDB nuk mund të dëshmojë motivet e xhihadistëve apo vendndodhjen e saktë  të tyre. Nga 73 xhihadistë, 28 prej tyre kishin pasaportë zvicerane,16 prej të cilëve ishin shtetas të dyfishtë. /Albinfo

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....