Edhe malazezët kërkojnë pjesëmarrje në hartimin e Statutit të AKS-së

PUBLIKUAR

Kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, ka deklaruar se përveç komunitetit serb do të duhej që edhe komunitetet tjera të përfshihen në hartimin e Statusit të AKS-së.

Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Slobodno srpski”, Vujiçiq, ka thënë se për hartimin e statusit të AKS-së pret që të jetë paksa më i definuar roli i komuniteteve pakicë në kuadër të këtyre komunave të cilat do ta përbëjnë këtë Asociacion, sepse në të nuk jetojnë vetëm serbët, por edhe malazezët, romët dhe pakicat tjera, transmeton Telegrafi.

“Në atë pjesë që ka të bëjë me hartimin e statutit, komuniteti malazez duhet të ketë të drejtë pjesëmarrje, jo në kuptimin që pa ne nuk mund të bëhet assesi, por që brenda AKS-së edhe pakicat tjera të kenë mundësinë e tyre”, ka shtuar ai.

Vujiçiq, ka pranuar se formimin e AKS-së nuk e sheh si fitore apo si humbje as për Beogradin, por as edhe për Prishtinën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...