Dorëzohet Ancelotti, kërkon largimin e Bale n’janar

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti i ka humbur durimi me Gareth Bale.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Uellsiani i ka ditët e numëruara te Los Blancos dhe mund të largohet që në janar.

Lojtari nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe për më shumë është edhe i lënduar, dhe të gjitha këto po e penalizojnë atë, madje as Ancelotti nuk e do më dhe kërkon ta largojë që në janar.

Ancelotti ka gjetur një formulë tjetër në fazën ofensive dhe nuk do që me kthimin e Bale, të krijohen debate se përse nuk luan shumë ose pak, andaj beson se largimi është zgjidhja më e mirë.

Bale është në vitin e fundit të kontratës dhe një gjë është e sigurt, nëse jo në janar, ai do të largohet në qershor, kur t’i skadojë kontrata.

Bale ka pasur një sezon të parë mbresëlënës, por më pas gjithçka ndryshoi dhe shumë shpesh është kritikuar për jo profesionalizëm, derisa lëndimet e kanë lënë shumë jashtë fushave.

32-vjeçari numëron vetëm 254 paraqitje me Realin teksa po luan sezonin e tetë, dhe ka shënuar 106 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...