Serbia përgjon telefonat e Kosovës

PUBLIKUAR

Një dokument sekret i Gjykatës së Lartë të Vranjës, siguruar nga gazeta “Zëri”, ka vërtetuar se Serbia pa asnjë problem ka përgjuar dhe mund të përgjojë telefonat e operatorëve “Vala” dhe “Z Mobile” që i përdorin qytetarët e Kosovës, apo shtetasit e huaj që mund të qëndrojnë në Kosovë.

Në shkresën e cila cilësohet si tepër sekrete, e lëshuar nga Gjykata e Lartë e Vranjës, me numër protokolli 230/14, më datën 03 tetor 2014, gjykatësi për procedurë paraprake Nada Covic, duke vendosur sipas propozimit të prokurorit të lartë publik, ka urdhëruar Agjencinë Informative për Siguri të Serbisë që të bëjë mbikëqyrjen e fshehtë dhe regjistrimin e komunikimit përmes telefonit dhe mjeteve tjera teknike për Burim Fazliun nga fshati Miratoc i Preshevës, i njohur ndryshe me nofkën “Furra”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...