“Goli i parë na shokoi, më vjen keq për tifozët”

PUBLIKUAR

Sokol Cikalleshi ishte i vetmi lojtar i Shqipërisë që rrezikoi disi Anglinë me gjuajtjet e tij.

Sulmuesi i Konyasporit në Turqi, analizoi në Supersport humbjen me “manita” përballë ekipit të Southgate.

Një ndeshje që duhet të bënim më mirë. U munduam të luanim futboll ofensiv dhe t’i bënim presing lart Anglisë. Më vjen shumë keq që pësojmë gola me goditje standarte.

Besoj që është më shumë mungesë përqendrimi. Më vjen keq për tifozët e shumtë që ishin në stadium dhe ata që na ndoqën nga shtëpia. Të shohim përpara dhe të fitojmë ndeshjen me Andorrën. Sot vendosi kualiteti i Anglisë.

Me ekipe të tilla duhet të shënosh edhe kur ke gjysmë rasti. Për fat të keq Uzuni nuk shënoi dot. Ishin edhe goditjet e mia, por nuk duhet të flasim në aspektin individual, ne bëjmë diferencën kur luajmë në grup.

Goli i parë na shokoi, më pas ishte e vështirë të përballonim Anglinë në fushë të hapur”, deklaroi sulmuesi kavajas.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...