Në Javën e modës në Paris nuk ka munguar as modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha.
Gjatë fundjavës, ajo ka publikuar disa fotografi nga kryeqyteti francez, ku ka marrë pjesë në spektaklin e modës së Versace.

Atje, bukuroshja shqiptare e ka shfrytëzuar rastin për të pozuar me modelen e famshme ruse, Irina Shayk, njofton Telegrafi.
“Ajo është e bukur, Irina Shayk”, ka shkruar Aurela krahas fotografisë së publikuar në Instagram. /Telegrafi/


