Arrestohen tre persona për pesë raste të vjedhjeve në Ferizaj

PUBLIKUAR

Pasditen e sotme rreth orës 18:00 , Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20 vjecar , F.R (M/K) i moshës 24 vjecar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar.

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...