Aguero mohon thashethemet për pensionim

PUBLIKUAR

Sergio Aguero ka bërë një postim në Twitter duke treguar gjendjen shëndetësore, pas theshethemeve të sotme se ai pritet të pensionohet nga futbolli.

33-vjeçari pësoi një aritmi të zemrës gjatë barazimit 1:1 të Barcelonës me Alaves më 30 tetor, teksa më vonë u kuptua se argjentinasi do të mungonte për tre muaj.

Ndërsa, tani Aguero ka reaguar duke mohuar thashethemet për pensionim nga futbolli.

“Në përgjigje për thashethemet, mund t’ju them se po ndjek instruksionet e mjekëve të klubit, duke bërë teste dhe tretmanin e nevojshëm dhe të shoh përparimin brenda 90 ditëve. Gjithmonë mendoni pozitivisht”, shkroi Aguero.

Deri më tani, Barcelona nuk ka bërë ndonjë komunikatë për këtë çështje dhe po tregohen të kujdesshëm me Agueron. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...