Paralajmërimi i SBAShK-ut për greva e protesta, deklarohen nga Minsitria e Arsimit

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie, tha se është duke u punuar intensivisht nga institucione në Ligjin e Pagave

Pupovci duke iu përgjigjur paralajmërimeve të SBAShK-ut për bllokadën në arsim nëse nuk  miratohet ky ligji, ka sqaruar se deri në fund të vitit ai do të jetë gati për aprovim

“Sa i përket SBAShKU-t adresa është ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta. Ata kanë shprehur pakënaqësi për Ligjin e pagave që vlen për gjithë sektorin publik dhe është duke u punuar në këtë ligj dhe deri në fund të vitit mund të aprovohet. Ne e kemi në plan shtimi e 400 psikologëve dhe pedagogëve”, ka deklaruar Pupovci.

Më tej Pupovci ka thënë se procesi mësimor në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar në mënyrë normale.

“Ky proces monitorohet nga Task-forca komunale. Pra në ato shkolla ku do të bëhen votimi të hënën mësimi mbahet nga distanca sepse nevojitet kohë për dezinfektim. Dje kanë dalë rezultatet për bursat për fushën e shkencave të inxhinierisë dhe matematikës. 1 315 studentë kanë aplikuar ku mbi 800 i kanë përmbushur kushtet”, tha Pupovci, raporton EO.

“Planifikohet të jepen 500 bursa për studentë për komunitete. Me 8 nëntor ka përfunduar edhe afati për bursa për studentë e UP baxhelor e master”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...