Gati kontrata për Gavin

PUBLIKUAR

Ashtu si Pedri sezonin e kaluar, te Barcelona po lind një tjetër talent.

Zbulimi i këtij viti është Gavi, vetëm 17-vjeçar.

Ai ka luajtur në secilën ndeshje deri më tani në La Liga për ekipin e parë të Barcelonës dhe do të vazhdojë të jetë pjesë ekipit të parë, s’do të luajë më në Barcelona B.

Madje, Barcelona ka bërë gati kontratën për 17-vjeçarin.

Bordi i Barcelonës janë të bindur se arritja e marrëveshjes është vetëm “çështje kohe”.

Gavi, që pritet të shkëlqejë edhe më shumë me Xavi Hernandezin dhe shihet si e ardhmja e Barcelonës e Spanjës, pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe paga do të rritet nga sezoni në sezon. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...