Neymarin e lëshojnë nervat, gjyqtari hesht dhe nuk e përjashton me të kuq

PUBLIKUAR

Brazili ka rrëmbyer një tjetër fitore në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Të besuarit e Tites e mundën me rezultatin minimal 1-0 Kolumbinë.

Golin e vetëm e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 72’, asistuar nga Neymar.

Por, para se të vijë goli, ishte një ndeshje me shumë tensione dhe kohë pas kohe futbollistët s’mund ta përmbanin veten.

Bie në sy një moment i Neymar i nervozuar me ndërhyrjet apo veprimet e kundërshtarëve, por edhe me ndarjen e drejtësisë, shkon dhe në njëfarë mënyre konfrontohet me gjyqtarin.

Çuditërisht, edhe pse pati prekje dhe një reagim tejet i ashpër i Neymar që assesi nuk lejohet me gjyqtar, ai nuk u ndëshkua për këtë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...