Enis Bardhi shkruan historinë me Maqedoninë

PUBLIKUAR

Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga objektivi për të luajtur në fazën play off të Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevskit shkatërroi 5-0 Armeninë në udhëtim, ku tre gola i realizoi mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi.

Bardhi fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 36-të, e më pas për 3-0 në atë të 67’ dhe në fund të ndeshjes për 5-0, raporton Express.

Kujtojmë se dy golat e fundit i shënoi nga pika e bardhë.

Bardhi hyri në histori të Maqedonisë me këto tre gola. Ai u bë futbollisti i parë i Maqedonisë që realizon het-trik në një ndeshje zyrtare që prej vitit 1996 kur e kishte bërë këtë Dejvi Glavevski.

Bardhi tani numëron katër gola në kualifikueset për Kupën e Botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...