Mjegull e ngrica, moti për ditët e fundit të kësaj jave

PUBLIKUAR

Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica, raporton Express.

Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.

12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

13.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

14.11 – Vransira e diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.

Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C.  Maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.

Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...