Osmani pas takimi me Nuland: Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me nënsekretaren amerikane të SHBA-së, Victoria Nuland.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se takimi ishte produktiv, dhe se Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA, transmeton Telegrafi.

“Një takim mjaft produktiv me Nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland për të riafirmuar angazhimin afatgjatë të dy vendeve tona ndaj partneritetit dhe vlerave të përbashkëta. Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA, dhe unë mezi pres të punoj së bashku, për t’i siguruar që ne edhe më tej do të kontribuojmë për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Osmani.

Për takimin e zhvilluar është deklaruar edhe Nuland, e cila ka thënë se me kënaqësi ka pritur presidenten Osmani.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”,  ka deklaruar më herët Nuland.

Ndryshe, Osmani gjatë vizitës në SHBA ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...