Fifi dhe Einxhel sqarohen pas leximit të kartolinës

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ i ka vendosur banorëve në një tjetër lojë interesante.

 

Banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurentët me të cilët ndajnë bashkëjetesë.

Në kartolinën e saj, Fifi akuzoi Einxhel si tendencioze gjë e cila nxiti një diskutim të gjatë mes tyre.

‘’Çështja e Semit ishte mes meje dhe asaj. Jemi sqaruar dhe që pas atij momenti sjellja ime ka ndryshuar mbase jo 100%, as 50% por 30% është e sigurtë që po. T’i zgjodhe të më akuzojë mua pikërisht në natën e spektaklit, por duhet të më kapje veç dhe të ma thoshe. Nuk mund të shfrytëzoje vëmendjen asaj nate kur gjithë publiku po na ndiqte. Ti më konfrontove mua kur ndërkohë unë po konfrotohesha vetë me shumë gjëra. Unë mundohem të sjell energji pozitive. Me ty nuk jam sjellë keq, por kam dashur që t’i të njihesh me të gjithë banorët. Unë jam përpjekur që të të sqaroj shumë gjëra por ti je më e zgjuar dhe më inteligjente se sa unë. Nëse të kam bërë të ndihesh keq, më fal.’’, tha Fifi.

 

Einxhel nga ana tjetër repikoi duke sqaruar se hatërmbetja e saj ka lindur që kur këngëtarja është shprehur se rregullat në shtëpi kanë nisur të neglizhohen që pas ardhjes së tre banoreve të reja.

‘’Unë nuk kam shfrytëzuar spektaklin për vëmendjen, duhet ta kesh të qartë që nëse do të doja të të kapja diku do mund ta bëja shumë e shumë herë gjatë përditshmërisë. Nuk jam tendencioze’’, shtoi Einxhel.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...