MASHT merr një vendim të rëndësishëm për mbajtjen e mësimit të hënën

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që në komunat ku do të mbahet balotazhi, dhe në shkollat që do të jenë qendra të votimit, të hënën të mbahet mësim sipas skenarit C, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, në shkollat që nuk janë qendra të votimit, mësimi do të zhvillohet normalisht.

Njoftimi i plotë:

MAShTI nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor më 15 nëntor 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 15 nëntor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.

Vendimi: https://masht.rks-gov.net/…/2021/11/20211111145531750.pdf

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...