U tha se po kthehej, megjithatë Barcelona ia mbyll derën Dani Alvesit

PUBLIKUAR

Barcelona nuk e ka ndër mend ta kthejë Dani Alvesin në klub, pavarësisht se 38-vjeçari ia shprehu gatishmëri për t’u kthyer si lojtar i lirë.

Alves, i cili luajti për Barcelona nga viti 2008 deri më 2016, ka mbetur pa klub që prej shtatorit 2021 kur u largua nga Sao Paulo, raporton Gazeta Express.

Ai ia ofroi shërbimet e veta ish-klubit së fundmi, me synim për ta mbyllur karrierën aty ku bëri nam dikur.

Mbrojtësi anësor është në kërkim të një klub të ri për vitin e fundit në karrierën e vet të bujshme dhe beson se Barcelona është klubi i përkryer për ditët e fundit si futbollist.

Ai ua kishte bërë të ditur dëshirën për t’u kthyer disa zyrtarëve brenda klubit në javët e fundit.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez dhe drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë ndër mend ta kthejnë Alvesin në Camp Nou, sepse qëllimi i tyre është t’u japin hapësirë lojtarëve të rinj të klubit.

Dje u raportua se Alvesi do të takohej me drejtuesit e Barçës në ditët në vijim për kthimin e tij të mundshëm në Camp Nou, por kjo është hedhur poshtë nga Barcelona, sipas të përditshmes spanjolle Marca. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...