Tahiri shpalosë projektin e Shtëpisë së të moshuarve: Të moshuarit tonë e meritojnë kujdesin maksimal prandaj jam angazhuar maksimalisht për këtë projekt

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë mbrëmjes të së mërkurës ka shpalosur projektin e Shtëpisë së të moshuar duke theksuar se Komuna e Vushtrrisë bashkë me humanistin e madh, Halil Kastrati dhe “Jetimat e Ballkanit” i kanë bashkuar forcën dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e shtëpisë për qëndrim ditor për të moshuar në Vushtrri.

Tahiri më tutje ka thënë se ky objekt do të ndërtohet në një ambient të bukur pranë lumit Sitnica, ku do të ketë kujdes shëndetësor për të moshuar, park me hapësirë për shëtitje pranë lumit dhe kuzhinë popullore për të gjithë personat në nevojë.

“Ndërtimi i shtëpisë për qëndrim ditor për të moshuarit është një nga projektet që i kam shumë për zemër  e për të cilin jam angazhuar maksimalisht. Të moshuarit tonë e meritojnë kujdesin maksimal”  ka thënë Tahiri përmes video

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...