Zbulohet lidhja e Messit me Ramosin në PSG: 10 vjet rivalitet s’mund të fshihen lehtë

PUBLIKUAR

Lionel Messi dhe Sergio Ramosi u larguan nga Spanja në verë dhe të dy iu bashkuan Paris Saint-Germainit, por ish-ylli i Barcelonës dhe ish-mbrojtësi i Real Madridit ende nuk kanë krijuar marrëdhënie të ngushta në zhveshtoren parisiene.

Derisa Messi i ka bërë tetë paraqitje për PSG-së deri tani, Ramosi ende nuk ka debutuar për klubin, pasi vuajti nga një seri lëndimesh që prej verës, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, spanjolli i ka filluar ushtrimet e përbashkëta me shokët këtë javë dhe do të jetë i gatshëm për debutim së shpejti.

Ramosi la përshtypje të mirë dhe ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e lojtarëve të PSG-së, sipas gazetës franceze L’Equipe, por marrëdhëniet e tij me Messin mbesin ende vetëm miqësore.

Duket se Ramosi dhe Messi nuk janë shokë të ngushtë dhe mund të jetë shkaku i rivalitetit të egër që ata e përjetuan në dekadën e fund në Spanjë.

“Nuk mund t’i fshish 10 vjet të El Clasicos papritmas”, ka thënë një burim për L’Equipe i pyetur për marrëdhëniet mes dy lojtarëve.

Messi, ndërkohë, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me bashkatdhetarët e vet Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, si dhe me Neymarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...