A do të bllokohet sistemi arsimor, SBASHK’u thërret mbledhje të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për ditën e nesërme, raporton Gazeta Express.

Në këtë mbledhje sipas SBASHK’ut do të merren vendime për veprimat sindikale që do t’i marrin nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë dhe nëse nuk merret ndonjë vendim lidhur me implementimin e Ligjit të Pagave.

“Kemi  nderin t’ju  ftojmë në takimin e jashtëzakonshëm që do ta mbajmë me kryetarët  e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale  nëse  nuk  ndodhin takime me Qeverinë apo  nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe  Implementimin  në tërësi  të Kontratës Kolektive”, thuhet në një njoftim për media nga SBASHK’u.

Takimi do të mbahet  në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, të premten, më 12 nëntor,  me fillim në orën 14.

Kujtojmë që SBASHK’u ka paralajmëruar mëherët bllokim të sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji për Paga.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...