Shtylla e Anglisë humb sfidën me Shqipërinë

PUBLIKUAR

Declan Rice s’do të luajë kundër Shqipërisë.

Sipas mediave angleze, Gareth Southgate ia ka dhënë lejen mesfushorit që të rikthehet te West Ham United.

Rice ka qenë i sëmurë dhe nuk është stërvitur këto ditë me kombëtaren e “tre luanëve” kështu që Southgate e ka nisur drejt West Hamit përsëri.

Mesfushori nuk do të zëvendësohet nga dikush tjetër kështu që Anglia do të marri pjesë në këto ndeshje me një lojtar më pak të thirrur.

Mason Mount dhe Luke Shaw vazhdojnë të jenë në monitorim nga stafi mjekësor po ende nuk i dihet a do të jenë të gatshëm ndaj Shqipërisë.

Rice ka qenë shtyllë në mesfushën e Anglisë që prej ardhjes së Southgate.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...