Rashiq: Asociacioni, sukses i madh i Beogradit karshi Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq tha se “Asociacioni i Komunave Serbe nuk do t’i kënaq interesat e serbëve te Kosovës, por do të jetë storie e suksesit të madh i politikës së Beogradit karshi Kosovës”.

“Besoj se FAK-u nuk do te ishte ne interesin e serbeve te Kosovës,dhe për momentin nuk është skenar i Listës Serbe votimi i FAK-ut”, thotë Rashiq.

Sipas deputetit Rashiq, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ASK) më shumë është çështje politike, sesa ndikon në jetën e serbëve në Kosovë.

“Statuti i ASK-së nuk do t’i kënaq interesat e serbëve te Kosovës, por do të jetë storie e suksesit të madh i politikës së Beogradit karshi Kosovës”, thotë Rashiq.

Rashiq nuk ka shpresë që në zgjedhjet e ardhshme Lista Serbe të jetë unike.

“Gjasat janë te vogla që në zgjedhjet e ardhshme Lista Serbe te shkojë në zgjedhje me një listë të përbashkët”, tha deputeti Rashiq, transmeton PrishtinaMagazine.

Nenad Rashiq është kryetar i PDS-së (Partia Demokratike Progresive), kurse në ekzekutivet e më hershme kosovare kishte udhëhequr me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për dy mandate, ndërsa në shtator të 2015 i ishte bashkuar grupit parlamentar të Lstës Serbe.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...