Arrijnë nga Suedia në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar fletëvotimet të cilat janë shtypur në Slloveni, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor, raporton Express

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se këto fletëvotime kanë ardhur nga Sllovenia.

Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...