Chelsea dhe Inter në garë për Lavezzin

PUBLIKUAR

Ezequiel Lavezzi pritet të largohet nga kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain.

Por e ardhmja e argjentinasit duket në Angli apo një rikthim i mundshëm në Serie A.

Kampionët aktual të Anglisë, Chelsea janë të gatshëm ta transferojnë atë në ‘Stamford Bridge’, për t’i ndihmuar pas krizës së rezultateve që po kanë.

Lavezzi është në përfundim të kontratës me PSG-në, skuadër që kërkon rreth 10 milionë euro për lojtarin.

Gjithashtu në garë për të mbetet skuadra italiane Inter që i ka ofruar mundësinë e rikthimit në Serie A argjentinasit.

Gjatë javës së ardhshme pritet largimi i Lavezzit nga PSG dhe argjentinasi do të bëjë me dije se cilës nga dy skuadrat e lartpërmendura do t’i bashkohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...