Pas fotos së Yllka Gashit me Dua Lipën e Presidenten Osmani, reagon Adriana Matoshi

PUBLIKUAR

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka reaguar pas fotografisë së aktores Yllka Gashi bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën dhe regjisoren Blerta Basholli, raporton Express.

Matoshi e ka shpërndarë këtë fotografi në llogarinë e saj në Facebook, dhe e ka quajtur këtë “foto të ditës”.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në SHBA, dhe gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë.

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme. Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...