Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gashtë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Express.

Në pesë raste gratë janë viktima të dhunës së ushtruar nga burrat e tyre dhe familjarët e tyre.

Në një rast në Prishtinë një grua është sulmuar nga vëllai i saj derisa nuk është raportuar për lëndime. I dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë një burrë ka rrahur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa Suharekë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet.

Edhe Prizren është arrestuar një person i dyshuari pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj babit të tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar i dyshuari pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Rahovec një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...