​Reali ia ndalon Ronaldos udhëtimet në Marok

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e ka të ndaluar nga klubi i tij që të vizitojë Marokun.

Sipas gazetës ‘Sport’, Florentino Perez, ka vendosur që t’ia ndalojë yllit të tij udhëtimet në shtetin afrikan, për shkak të formës jo të mirë që ai ka shfaqur javët e fundit.

Ronaldo rregullisht udhëton drejt Marokut, për të takuar shokun e tij të ngushtë Badri Hari dhe sipas ‘Sport’, portugezi merr udhë në mëngjes dhe kthehet në mbrëmje sërish në Madrid.

Me ndihmën e mikut të tij dhe mbretit maroken, Mohamedi i VI, presidenti i Realit, Perez, ka qenë në dijeni për çdo hyrje të Ronaldos në Marok, prandaj ka vendosur që t’ia ndalojë atij këto udhëtime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...