Agjenti i Jose Mourinhos kategorikisht e ka hedhur poshtë spekulimin e fundit se portugezi i ka dërguar letër gjashtë faqëshe me projektin e tij Manchester Unitedit pas disfatës nga Southamptoni.
The Independent dhe ESPN raportuan se portugezi i ka dërguar letër me gjashtë faqe Unitedit me planet e detajizuara për skuadrën e Unitedit, vendimet kyçe dhe dëshirën për të fituar trofe.
Por, sipas Jorge Mendes, kjo është absurde.
“Nuk ka shancë që një trajner i madh si Mourinho të shkruajë letra në këtë mënyrë ekipeve që i bëjnë atij oferta”.
“Eshtë qesharake dhe absurde”, potencoi Mendes. /Telegrafi


