“Emocion të ngresh flamurin shqiptar”

PUBLIKUAR

Boksieri shqiptar Alban Beqiri mori pjesë në kampionatin Botëror të boksit i cili u zhvillua në Beograd, Serbi.

Beqiri realizoi një kampionat perfekt duke fituar dhe një medalje bronzi. Rrugëtimi i tij përfundoi në gjysmëfinale ku humbi ndaj boksierit nga Rusia. Boksieri ynë nuk ishte në formën e tij më të mirë sepse e shoqëronin disa dëmtime por ai nuk u dorëzua dhe u ndesh edhe pse me shqetësime fizike.

Alban Beqiri bëri krenar një popull të tërë me performancën e tij dhe madje kur mbërriti në Tiranë u prit nga shumë dashamirës duke brohoritur emrin e tij. Ai sot është pritur nga presidenti i KOKSH , Fidel Ylli.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses . Me pak mbështetje dhe suport mund të kemi arrtije më të mëdha në boks”, u shpreh Beqiri.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...