Aktorja e njohur thotë se ka fantazma në shtëpinë e saj

PUBLIKUAR

Salma Hayek, së fundmi u shfaq në The Ellen DeGeneres Show dhe gjatë intervistës, tha se shtëpia e saj në Londër ishte e mbushur me fantazma. Ylli i Eternals tha se stafi i saj kishte kërcënuar se do të linte punën pasi kishin vënë re disa gjëra misterioze që ndodhnin në shtëpi.

“Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua.“, tregoi aktorja.

Vajza 14-vjeçare e saj, Valentina, vuri në dukje se ajo i kishte parë fantazmat në disa raste. Edhe pse burri i saj mendoi se gjithçka ishte marrëzi, ajo vendosi të thërriste dikë për të larguar shpirtrat e këqij.

“Unë i thashë burrit se do të sjell dikë që mund ta kuptojë nëse diçka nuk shkon. Nëse nuk është e vërtetë, të paktën ata mund të mendojnë psikologjikisht se ka marrë fund. Kështu që ai erdhi dhe fillon të kalojë nëpër shtëpi dhe tha se këtu është një grua e vjetër dhe një fëmijë. Të gjithë u tmerruan sepse gjeti 20 fantazma.”, tha aktorja.

BEVERLY HILLS, CALIFORNIA – JANUARY 05: Salma Hayek attends the 21st Annual Warner Bros. And InStyle Golden Globe After Party at The Beverly Hilton Hotel on January 05, 2020 in Beverly Hills, California. (Photo by Jemal Countess/FilmMagic)

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...