Ambasada amerikane: Përfaqësuesi special Gabriel Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar, i cili edhe zyrtarisht tashmë është përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane uron përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa thekson se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Ndryshe, gjatë të dielës Escobar ishte për vizitë në Bosnjë Hercegovinë, pas tensionimit të situatës atje.

Para vizitës atje, ai ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...