Pogba lëndohet në stërvitje me Francën

PUBLIKUAR

Paul Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e Francës kundër Kazakistanit dhe Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës, pasi e pësoi një lëndim në kofshën e djathtë.

Mesfushori i Manchester Unitedit u pa duke u larguar nga seanca stërvitore me mjekun e ekipit Franck Le Gall, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, ai është tërhequr nga ekipi kombëtar për ta shëruar lëndimin.

“Paul Pogba u detyrua të tërhiqet nga dy ndeshjet e ardhshme të Francës kundër Kazakistanit në Parc des Princes dhe kundër Finlandës në Helsinki”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Ai do të zëvendësohet nga Jordan Veretout i Romës.

Pogba mungoi në dy ndeshjet e fundit të Unitedit në Premierligë, në humbjen 2:0 ndaj Manchester City dhe në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...