I mashtroi pesë gra se do t’ua bënte vizat e punës për Suedi, arrestohet mitrovicasja

PUBLIKUAR

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një grua e cila kishte mashtruar pesë tjera, duke iu premtuar se do t’ua rregullonte vizat e Suedisë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini”, pasditen e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

E dyshuara ka marrë nga pesë ankueset shumën prej 7 mijë e 500 euro, nën premtimin se do t’ua rregullojë vizat e punës për të shkuar në Suedi.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq ndaj saj është iniciuar vepra penale “Mashtrim”.

“Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, 08.11.2021-16:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në  shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...