Arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj, i konfiskohet një armë zjarri

PUBLIKUAR

Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘’Hib Petrol’’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë, për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, njërit pasagjer me inicialet E.B (M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...