Leonora Jakupi zgjedh fjalët më të ëmbla për të uruar nënën për ditëlindje

PUBLIKUAR

Leonora Jakupi prej vitesh konsiderohet si një prej artisteve më të kompletuara në estradën shqiptare.

Por, krahas karrierës, këngëtarja nga Drenica komentohet edhe për jetën e saj private, dhe në fokus janë çdo herë edhe postimet që ajo bën në rrjetet sociale.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, Leonora sot (e hënë), ka bërë disa postime për personin më të veçantë për të, nënën e saj.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Këngëtarja ka uruar nënë për ditëlindjen duke zgjedh disa fotografi ku shihet në përqafim të saj, sipër të cilave ia dedikoi edhe disa fjalë të ëmbla.

“Dashuri pa kusht, engjëlli im, ti që çdo ditë ma bën më të bukur, me ty që me përcolle çdo hap të jetës, jetofsh gjatë zemra ime, urime ditëlindjen jeta dhe shpirti im”, ka shkruar Leonora, duke shoqëruar me nga një foto të ndryshme secilin urim.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Leonora është në përgatitje të një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...