Thaçi, për Lidhjen e Pejës: Besëlidhja na mëson se shqiptarët janë patriotë!

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar 117-vjetorin e Lidhjes së Pejës që, sipas tij, është ndër etapat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“23 janari na kujton Lidhjen e Pejës, e cila është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, që tregon se trevat tona gjithmonë kanë pasur patriotë dhe se pavarësia e demokracia që gëzojmë sot është fryt i luftës për liri të shumë gjeneratave. Lidhja e Pejës e formuar në 1899 në modelin e asaj të Prizrenit, me në krye Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme, që të forconte unitetin kombëtar shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt fisnik i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët që janë patriotë të vërtetë dhe të sinqertë janë të aftë dhe të gatshëm që të kapërcejnë interesat dhe inatet personale kur është në pyetje interesi i atdheut”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...