Bërnabiq: Projekti “Ballkani i Hapur” është aq i mirë sa nuk mund të dështojë

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka hedhur mbrëmë poshtë qëndrimet se projekti i “Ballkanit të Hapur” është në krizë dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në atë projekt tashmë po jep rezultate.

Ajo i tha TV Pink se projekti “Ballkani i Hapur”, për shkak të lidhjes mes rajonit dhe arsyeve ekonomike, është aq i mirë sa nuk mund të dështojë.

“Është një tullë në themelin e së ardhmes sonë”, tha kryeministrja serbe.

Ajo gjithashtu theksoi se projekti “nuk është në krizë”, dhe potencoi se, “me paracaktim nuk mund të jetë në krizë”.

Sipas saj, nëse në projekt do të mbeteshin vetëm dy shtete, ato sërish do të kishin shumë përfitime reciproke.

Bërnabiq shprehu besimin se projektit do t’i bashkohen edhe vende të tjera ballkanike.

“Nëse, për ndonjë inat ballkanik, ata nuk bashkohen, do t’u vijë keq dhe qytetarët e tyre me siguri do të bashkohen”, tha ajo.

Sipas saj në kuadër të atij projekti po diskutohet për zgjerimin dhe vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare, si dhe të unifikuara doganore dhe të gjitha kontrollet tjera./Klankosova.tv/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...