Reagon menaxheri i Ramosit, pas lajmeve se ai do të largohet nga PSG-ja pa luajtur fare

PUBLIKUAR

Sergio Ramos nuk po mendon të largohet nga Paris Saint-Germaini, pavarësisht lëndimit të gjatë që ia ka pamundësuar të debutojë për klubin e ri, sipas vëllait dhe menaxherit të tij, Rene.

Ramos ende nuk e ka zhvilluar asnjë minutë futboll për liderin e Ligue 1 që prej se iu bashkua atij nga Real Madridi në verë, për shkak të një telashe të vazhdueshme me pulpën e këmbës, raporton Gazeta Express.

Telashet e tij fizike nxitën thashetheme së fundmi se mbrojtësi spanjoll mund të pajtohet me klubin për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes.

Por Rene i ka hedhur poshtë këto thashetheme në një intervistë për El Mundo.

“Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të pensionohet apo ta prishë kontratën”, tha Rene.

Ai shtoi: “Nuk ka dyshim për Sergion. Ky është një telash fizik, ai do të luajë kur të mundet”.

Sipas një njoftimi të PSG-së, Ramosi do t’i rifillojë stërvitjet javën e ardhshme.

Nëse ai mund të stërvitë pa telashe, atëherë debutimin e shumëpritur mund ta bëjë më 20 nëntor, menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...