Napoli i Rrahmanit ndalet nga Verona, Lazio pa Muriqin e shkatërron Salernitanan

PUBLIKUAR

Napoli i Amir Rrahmanit është ndalur nga Hellas Verona me një barazim 1:1 në Diego Armando Maradona, ndërkohë që Lazio e ka mposhtur bindshëm 3:0 Salernitanan, në një ndeshje ku Vedat Muriqi ishte zëvendësues i papërdorur.

Giovanni Simeone e kishte kaluar Veronën në epërsi në minutën e 13-të, por Giovanni Di Lorenzo e barazoi rezultatin pesë minuta më vonë për barazimin e dytë të Napolit këtë sezon të dielën, raporton Gazeta Express.

Kapiteni i Kosovës Rrahmani luajti titullar si gjithmonë, por skuadra napolitane ishte pa partnerin e tij në mbrojtje, Kalidou Koulibaly që mungoi shkaku i kartonit të kuq.

Ky ishte barazimi i dytë për skuadrën e Luciano Spallettit, e cila vijon të mbetet e pamposhtur këtë sezon në Serie A.

Napoli është lider tani me 32 pikë nga 12 ndeshje, një më shumë se Milani, i cili do të përballet me Interin në derbin e Milanos sonte më vonë.

Verona është e 12-ta me 16 pikë.

Ndërkohë, Lazio e shkatërroi ekipin e promovuar në Salernitana, falë golave nga Ciro Immobile, Pedro dhe Luis Alberto.

Sulmuesi i Kosovës Muriqi, i cili e ka bërë vetëm një ndeshje si titullar për skuadrën e Mauricio Sarrit këtë sezon në ligë, e ngrohi stolin e Stadiumit Olimpik të dielën.

Kjo ishte ndeshja e pestë nga 12 këtë sezon për Muriqin si zëvendësues i papërdorur.

Prizrenasi i ka bërë shtatë paraqitje për Lazion këtë sezon në Serie A, apo 120 minuta në përgjithësi.

Lazio është në vendin e pestë në Serie A me 21 pikë, një më pak se vendi i katërt Atalanta dhe dy më shumë se rivali Roma. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...