Talenti i Barcelonës, Ansu Fati pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Celta Vigos, duke u detyruar të largohej nga loja dhe të largohej madje me paterica pas ndeshjes.
Ndërkohë, klubi spanjoll, Barcelona ka treguar të rejat e fundit nga lëndimi i tij, transmeton Gazeta Express.
“Testet e kryera sonte në Ansu Fatin kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim të muskujve në biceps femoris të kofshës së majtë. Është i ulët dhe evolucioni do të shënojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftimin e skuadrës katalonase.
Ansu Fati ishte në formë të mirë pas rikthimit, madje edhe shënoi golin e parë dje, por ishte i pafat duke pësuar lëndim.
Fati u rikthye së fundmi në aksion pas një lëndimi të rëndë në gju që e mbajti larg fushave të blerta për 10 muaj. /Gazeta Express/


