Asambleisti shqiptar që mori mbi 1 mijë vota në veri

PUBLIKUAR

Skender Sadiku me 1023 vota dhe Flutura Hamza me 193 vota do të jenë asamblistët e vetëm shqiptar në Mitrovicën e Veriut.

Punën në zyrë e ka të përditshme. Por Skender Sadikut nuk i pëlqen shumë të qëndrojë aty, pasi thotë se më të rëndësishme i ka takimet me qytetarë.

Këto takime edhe ndikuan në rezultat pozitiv për garën e zgjedhjeve lokale të 14 tetorit në të cilën Sadiku hyri me qëllim të bëhej asamblist në Komunën e Veriut.

Edhe pse ende nuk ka filluar punën ai çdo ditë kalon afër objektit, që sipas tij do t’i kontribuojë e shërbejë qytetarëve që e votuan.

Sadikun përveç që është zgjedhur asamblist, e ka gëzuar shumë edhe një fakt tjetër.

Megjithatë të lehtë e nuk e konsideron përballjen me asamblistët e Listës Serbe.

Por nuk mohon faktin se  do të provojë bashkëpunimin me ta për të mirën e qytetarëve.

Sadiku mori 1 023 vota në total e përveç  tij në asamble do të jetë  edhe Flutura Hamza e cila ja arriti të futet në Kuvend Komunal me 193 vota.

Dy asamblistët shqiptarë vinë nga Iniciativa të cilën e drejton politikani Erden Atiq.

Për ta shikuar storien e plotë klikonikëtu.

SHIKO MË SHUMË

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...