Amerika përfshihet në zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për lidershipin e Prishtinës zyrtare.

Nga burime pranë institucioneve të Kosovës, mësohet se më 26 janar Prishtinën do ta vizitojë ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Sipas të njëjtave burime, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit deri tani ka konfirmuar takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, raporton Top Chhanel.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Brian Yee pritet të përsërisë qëndrimet e Sekretarit John Kerry, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Ai mësohet se po ashtu do të përsërisë kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për uljen e tensioneve politike dhe për kthimin e opozitës në institucione, duke kërkuar që të mos të përsëriten skenat me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtat burime i kanë thënë Top Channel se diplomati amerikan do të përsërisë kërkesën që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog.

Vizita e diplomatit amerikan në Prishtinë do të ndodhë vetëm një ditë para se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi të udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...