Prishtinë/ Nxënësi pranon tretman mjekësor, thotë se u godit nga mësuesja

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje e kanë intervistuar një mësuese në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një nxënës, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës dhe pas kësaj nxënësi ka pranuar tretman mjekësor.

Mirëpo një gjë e tillë sipas policisë, nuk është pranuar nga mësuesja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 05.11.2021 – 10:50. Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...