Pulis tregon të ardhmen e Berahinos

PUBLIKUAR

Sulmuesi i talentuar anglez, Sadio Berahino është bërë objektiv i skuadrave të njohura në Ishull.

Kampioni aktual Chelsea duket favorite për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit që luan në West Bromwich Albion.

Por në garë për reprezentuesin anglez janë futur edhe skuadrat tjera si Liverpool, Tottenham Hotspurs dhe Newcastle United.

Ndërkohë trajneri i West Bromwich Albion, Tony Pulis ka treguar të ardhmen e lojtarit të tij, duke thënë se aktualisht nuk ka oferta për të.

“Gjithçka deri më tani që është shkruar kanë qenë vetëm spekulime. Ofertë zyrtare nuk ka ardhur ende për Berahinon”.

“Ai është një lojtar i West Bromwichit dhe derisa nuk ka ndonjë ofertë të mirë ai nuk do të lëvizë”, deklaroi Pulis. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...