Agjenti i Fredy Guarin ka thënë se përfaqësuesit e Jiangsu Suning janë zhdukur si fantazma teksa Interi pret ofertën në tavolinë.
Kalimi i mesfushorit te klubi kinez është në dyshim pasi kishte vetëm akord verbal mes palëve për një shumë më të ulët se 18 milionë euro.
“Ne vetëm po presim që të vlerësojmë propozimin me shkrim dhe nuk do të flasim më me askënd”.
“Nëse ka ndonjë ofertë interesante për ne dhe Interin do ta vlerësojmë”.
“Përfaqësuesit e Jiangsu janë zhdukur sikur fantazma. Ata premtuan shumë gjëra, por kurrë nuk i pamë më”, potencoi agjenti i Guarin. /Telegrafi/


