E konfirmon Al Saddi: Xavi në Barcelonë

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez do të jetë trajner i Barcelonës.

Klubi i tij i deritashëm, Al Sadd e ka liruar trajnerin spanjoll, për të cilin ka konfirmuar se do t’i bashkohet gjigantit katalunas.

“Administrata e Al Sadd pajtohet me lëvizjen e Xavit në Barcelonë pas pagesës së klauzolës për shkëputjen e kontratës. Ne kemi arritur marrëveshje që të bashkëpunojmë me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë atij sukses”, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale drejtori ekzekutiv i klubit, Turki Al-Ali, përcjell “Gazeta Express”.

Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergi.

Shumë shpejt, legjenda katalunase pritet ta marrë ekipin në dorë ekipin e La Ligas, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin e ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...