Loftus-Cheek ka rënë në radarin e Jose Mourinhos
Roma ka identifikuar talentin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, si objektivin numër një për merkaton e janarit, raporton Corriere dello Sport.
Jose Mourinho e admiron 25-vjeçarin, që ka kontratë me Blutë deri më 2024, por s’po gjen shumë hapësira në Stamford Bridge.
Trajneri i Romës gjithashtu është duke tentuar të marrë edhe Harry Winksin e Tottenham. /Gazeta Express/


